Anthony Joshua bën debutimin e tij të shumëpritur në SHBA pasi u konfirmua se do të luftojë kundër Jarrell Millerit në Madison Square Garden më 1 qershor.
Kjo ndeshje do të paraprijë shumë tjera që boksieri britanik do të zhvilloj për tu bërë kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda.
Ai fillimisht duhet të mbroj tre titujt që posedon (WBO, WBA dhe IBF) dhe të ndeshet me Doentay Wilder për titullin e WBC, shkruan Indeksonline.
Promotori i tij, Eddie Hearn në një intervistë ka thënë se Joshua nuk do të liroj asnjë rrip pasi dëshiron katër titujt.
“Ne nuk duam të lirojmë një nga titujt sepse ne duam luftën e padiskutueshme”, ka thënë Hearn.
“Dua të them, mos më keq, nëse një titull është liruar, do të vazhdonim të luftonim Wilderin por kjo nuk do të ishte lufta e padiskutueshme”.
“Kjo është arsyeja pse ne duam që kjo të ndodhë në nëntor ose dhjetor”.
“Ai do të ketë disa kundërshtar të mundshëm. Pra, pas Millerit, ai ose do të luftojë kundër Ëilder ose një tjetër luftë, më shumë gjasa me Usyk.
“Nëse kërkojmë luftën e padiskutueshme atëherë duhet ta luftojë Usyk, pastaj duhet ta luftojë Pulevin si një tjetër të detyrueshme pas kësaj dhe pastaj ai duhet të luftojë kundër një nga WBA”, ka thënë Hearn.
I fundit boksier si Kampion i Padiskutueshëm ishte Lenox Lewis i cili e ka mbyllur karrierën pa asnjë humbje. /IndeksOnline/