Kapiteni Conor Coady ishte një lojtar konstant për Wolvesin në muajt e fundit.
Në fakt, 26-vjeçari është i vetmi lojtar nga një klub i Premier Ligës i cili ka luajtur çdo minutë të çdo ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.
Coady ka qenë i përfshirë në çdo sekondë të 46 ndeshjeve të klubit, duke përfshirë FA Cup dhe Carabao Cup, duke ndihmuar ekipin e tij të renditet në vendin e shtatë në tabelë, pozita më e mirë për 39 vjet, përcjell lajmi.net.
Wolvesin mund të luajë në Europa Ligë sezonin e ardhshëm, nëse Manchester City fiton në finalen e FA Cup ndaj Watford.
‘’Sezonin e kaluar kemi ëndërruar të luajmë në Premier Ligë – çdo lojtarë në dhomat e zhveshjes e ëndërroi një të tillë’’.
‘’Shpresojmë që sezonin tjetër do jemi në Evropë. E meritojmë pas kësaj kampanja fantastike’’, përfundoi ai. /Lajmi.net/