Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Xhiro e 23 në Ipko Superligën e Kosovës do të përcillet nën hijen e derbit mes Feronikelit dhe Trepçës ’89, që do të zhvillohet të dielën në Drenas.
“Nikli” do ta kërkojë konfirmimin e fuqisë së parë të futbollit kosovar në shtëpi, raporton Gazeta Express.
Këtë ndeshje do ta transmetojë Super Sport Kosova 2 përmes platformës televizive – IPKO.
Kjo xhiro do të fillojë me tri ndeshjet e së shtunës.
Llapi e kërkon fitoren të shtunën në shtëpi ndaj Ballkanit, në ndeshjen që mund ta shihni në Super Sport Kosova 1, nga ora 14:00.
Kurse, IPKO përmes Super Sport Kosova 2 të shtunën e transmeton ndeshjen në mes të kampiones aktuale, Drita dhe Lirisë.
Drenica pret fitore kundër Ferizajt, njëjtë si Gjilani ndaj KEK-ut.
Kurse, dueli ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës do të luhet më 27 mars.
IPKO Superliga – Java e 23-të
SSK1 E shtunë 14:00 Llapi – Ballkani
SSK2 E shtunë 14:00 Drita – Liria
E shtunë 14:00 Drenica – Ferizaj
SSK2 E diel 14:00 Feronikeli – Trepça ‘89
E diel 14:00 Gjilani – KEK-u
27 mars 14:00 Flamurtari – Prishtina

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE