Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Claudio Tapia tha për herë të parë zyrtarisht se Lionel Messi do të kthehet në kombëtaren e Argjentinës në ndeshjet e ardhshme. Ai shton se kjo është një gjë shumë e rëndësishme. “Messi është shumë i rëndësishëm për Argjentinën. Pa dyshim, kapiteni do të jetë në ndeshjet e radhës”, – konfirmoi presidenti i AFA në një intervistë me “TyC Sports”. Në këtë mënyrë, edhe pse lista e Lionel Scaloni do të publikohet më 4, ose 5 mars, kthimi i yllit të Barcelonës në listën e Albiceleste bëhet zyrtar.“Biseduam me të kur ishte “Superclásico” në Madrid. Ai ka të njëjtën dëshirë për të luajtur me kombëtaren, si gjithmonë. Messi kurrë nuk u largua, sepse herët e tjera ai nuk u thirr. Unë mendoj se e kishte të nevojshme këtë lloj pushimi, për shkak të gjithçkaje që kishte përjetuar”, – shtoi presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit.
Nga ana tjetër, Tapia theksoi se ky kthim i yllit të Barcelonës ndodh kur “konteksti i kombëtares sonë sot është shumë më i mbarë. Gjërat po përmirësohen. Argjentina jo vetëm që ka arritje sportive, por gjithashtu ka rifituar rëndësinë në të gjithë botën. Ne duhet të punojmë për të zhvilluar një “Copa America” shumë të mirë dhe të krijojmë bazat për Botërorin e Katarit”.ts

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE