Presidenti i Lyonit, Jean Michel Aulas, e ka bërë një deklaratë befasuese para përballjes së klubit të tij kundër Barcelonës, sonte në orën 21:00, në kuadër të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.
Michel Aulas pretendon se ylli argjentinas i “Blaugranëve”, Lionel Messi, nuk ka qenë asnjëherë në formën e tij më të mirë në ndeshjet kundër Lyonit, në të kaluarën, transmeton Gazeta Express.
Në një intervistë të gjatë për gazetën franceze “Le Figaro”, Aulas u shpreh i bindur se Cristiano Ronaldo është lojtari ë i mirë që ai e ka parë ndonjëherë të luajë kundër Lyonit.
“Lionel Messi? Messi nuk ka qenë asnjëherë shumë mbresëlënës në ndeshjet kundër neve, për dallim nga Cristiano Ronaldo. Unë e mbaj mend ndeshjen kundër Manchester Unitedit me Ronaldon, në vitin 2004”, ka thënë Aulas.
“Ne ishim në epërsi me rezultat 2:0 në pjesën e parë dhe pastaj në ndeshje hyri Cristiano Ronaldo. Ai është një lojtar tejet i mrekullueshëm. Kemi luajtur përballë shumë lojtarëve të tyre dhe do të jetë interesante të përballemi me Barcelonën këtë javë”.
“Florentino Perez? Ai është elegant dhe i edukuar, një president i vërtetë. Doni të flas më shumë për Messin? Nuk të përqendrohemi vetëm te Messi, duhet të tentojmë dhe ta mbajnë të gjithë Barcelonën të heshtur”.
Lyoni do ta presë sonte, në orën 21:00, në shtëpi Barcelonën, ku do të tentojë ta ndalojë Messit dhe bashkëlojtarët e tij. Përkundër deklaratave të Aulas, francezët s’do ta kenë të lehtë ta ndalin argjentinasin, i cili i ka shënuar 30 gola dhe i ka asistuar 17 të tjera në 30 ndeshje të këtij sezoni./Gazeta Express/