Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Trajneri i Francës, Didier Deschamps është i kënaqur me formën aktuale të sulmuesit Manchester Unitedit, Anthony Martial.
Trajneri francez mendon se zëvendësim i Jose Mourinhos me Ole Gunnar Solskjaerin ka qenë çelësi i ringjalljes së formës së sulmuesit.
“Është gjithmonë e vështirë të dihet se çfarë mund të ndodhë me një lojtar, por të gjithë i njohin periudhat kur janë keq në fushë, ndoshta ka lidhje me besimin e marrëdhëniet e tyre me trajnerin”.
“Anthony Martial është rikthyer në një nivel shumë të mirë, ai shpesh është vendimtar, ka probleme fizike, por ka luajtur edhe në Euro 2016”.
“Ai nuk ishte me ne në Kupën e Botës, por është një nga lojtarët që e ndjekim rregullisht. Martial është një lojtar i ri që po rritet sepse e filloi shumë herët karrierën”.
“Ka gjithmonë momente të vështira në një karrierë, por sa i përket potencialit, lojtari ka gjithçka që ju nevojitet për nivelet e larta”, ka pohuar trajneri që me kombëtaren franceze e fitoi Kupën e Botës në Rusi.
Ndryshe, Martial deri më tani është paraqitur 106 herë për Djajtë e Kuq dhe ka shënuar 33 gola. /Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE