Ishin vetëm 2 sfidat në mbrëmjen e NBA, megjithatë ishte spektakli dhe emocionet e forta ishin prezente sidomos sidomos në Oregon aty ku Portland Trali Blazzers u mposht pas kohës shtesë nga Oklahoma City Thunder me rezultatin 121-129.
Në Moda Center u zhvillua një ndeshje për ata me zemër të fortë, pasi të dyja skuadrat pasi përmbysjet dhe ripërmbysjet e rezultatit ishin shumë të shpeshta në këtë sfidë. Në fund buzëqeshi Oklahoma që mori fitoren e dytë në 3 ndeshjet e fundit duke shmangur krizën.
Rusell westbrook në ndeshjet e fundit ka ndryshuar stilin e tij të lojës pasi tashmë shikon më shumë nga sulmi dhe mendon më pak për skuadrën, pasi u beson më tepër aftësive të tij individuale.
37 pikë 3 asiste dhe 7 rikuperime koleksionoi ylli i City Thunder në këtë sfidë ndërkohë që Paul George kontribuoi me 32 pikë por edhe 6 asiste e 14 rebound dhe ishte padiskutim më i miri mbi parket për Oklahomën.
Te Portland shkëlqeu i përhershmi Damian Lillard, autor i plot 51 pikëve por Lillard me paraqitjen e tij fantastike e udhëhoqi Portlandin deri në barazimin 113-113 në kohën e rregullt sepse në shtesë Trail Blazzers realizuan vetëm 8 pikë duke pësuar humbjen e 26-të sezonale.
Dy humbje rresht ishin shumë për Milwaukee Bucks. Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt në të dyja konferencat, regjistroi fitoren numër 49-të, pasi mposhti lehtësisht në Winconsin me rezultatin e thellë 117-98 Indiana Pacers. Diferencën edhe në këtë sfidë e bëri dyshja magjike e Bucks, Giannis Antetokounmpo-Khris Middelton të cilët sëbashkua realizuan 56 pikë në total me grekun që u shpall njeriu i ndeshjes. /SS