Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Basketbollisti i Prishtinës, Dardan Berisha, është përzgjedhur si lojtari më i mirë i xhiros së pestë të rrethit të dytë në në Kupën Evropiane të FIBA-s. Këtë çmim, Berisha e fitoi përmes votave të tifozëve në uebsajtin e FIBA-s.
Por, përkundër paraqitjes së tij brilante me 31 pikë, tetë asiste dhe katër kërcime dhe dy topa të vjedhur, Prishtina u mposht nga Szolnoki Olaj. Për këtë paraqitje, ai ishte zgjedhur edhe në ekipin më të mirë të javës, shkruan Gazeta Express.
“Dardan Berisha është një njeri i vështirë për ta ndalur. Pas 31 pikëve dhe tetë asisteve, ai është zgjedhur nga tifozët si performuesi më i mirë në xhiron e pestë të rrethit të dytë në Kupën Evropiane”, shkruan FIBA për Berishën në llogarinë zyrtare në Facebook.
Dardan Berisha i Prishtinës është shpërblyer me këtë çmim për paraqitjen e tij në humbjen 89:76 ndaj klubit hungarez, në një ndeshje të vlefshme për javën e pestë të Grupit I. Ai ishte basketbollisti i vetëm që e fitoi një vend në ekipin e javës edhe pse klubi i tij humbi.
Sonte në orën 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Prishtina do ta presë Pinar Karsiyakan. Fitorja ia siguron Prishtinë një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën Evropiane të FIBA-s. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE