Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Boksierja me prejardhje nga Kosova, Fabiana Bytyqi, është duke u përgatitur për të mbrojtur titullin e botës për herë të parë.
Bytyqi 23-vjeçare, më 22 shtator të vitit të kaluar, fitoi titullin e botës në kategorinë atom, në versionin WBC, që është një prej katër versioneve të mëdha të boksit profesionist. Kategoria atom është minimalja në boksin profesionist. Në të garojnë boksieret deri në 46.226 kg, shkruan Koha Ditore.
Bytyqi, që jeton në Çeki, do ta mbrojë titullin më 6 prill në Usti nad Labem. Përballë saj do të jetë meksikania Maria “Sol” Vargas, ka njoftuar të hënën faqja zyrtare e “SES Boxing”, kompania promovuese e Bytyqit.
Fabiana është e pamposhtur në boksin profesionist. I ka 14 fitore deri më tash, pesë prej tyre me nokaut. Ajo ka arritur atë që boksierët kosovarë e ëndërrojnë ende – të fitojë titull të botës. Por natyrisht ka pasur rrugë më të shkurtër e më të lehtë se boksierët, ndër të tjera edhe për shkak të kategorisë…
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE