Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Harry Maguire është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Angli.
Qendërmbrojtësi i Leicester Cityt ka futur në garë dy skuadrat e Manchesterit, City dhe United.
26-vjeçari ka pasur paraqitje fantastike me Leicesterin në dy vitet e fundit dhe është bërë titullar i padiskutueshëm edhe në Kombëtaren e Anglisë.
Leicester verën e kaluar kishte refuzuar një ofertë prej 70 milionë euro nga United për yllin e tyre.
‘Dhelprat’ janë gati ta lënë të lirë qendërmbrojtësin të largohet, por dëshirojnë të fitojnë 90 milionë euro nga shitja e tij.
Mbetet të shihet nëse dy gjigantët nga Manchesteri do të pranojnë të paguajnë shumën e kërkuar nga Leicester.
(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE

Postimi me i Kerkuar