Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Spanjolli pritet të largohet nga Chelsea
Barcelona po e konsideron transferimin e Alvaro Moratas në formë të huazimit për pjesën e mbetur të stinorit, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi pritet të largohet nga “Stamford Bridge” gjatë këtij dimri, ku agjenti i tij aktualisht është në bisedime me Sevillan dhe Atletico Madridit, për të interesim ka shfaqur edhe Milani.
Ndërsa Barcelona është skuadra e fundit që po interesohet për spanjollin, dhe me rast se bëhet ky transferim, atëherë fansat e Realit do të zemërohen, pasi Morata ka qenë pjesë e madrilenëve në të kaluarën.
Morata ishte pjesë e Real Madridit për pesë stinore, ku ka shënuar 31 gola në 95 paraqitje në të gjitha garat.
26-vjeçari në këtë stinor ka shënuar 9 gola në 24 paraqitjet me fanellën blu. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE