Granit Xhaka është deklaruar pas barazimit me Danimarkën.
Zvicra barazoi 3 me 3 me Danimarkën në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.
Granit Xhaka shënoi një gol tejet të bukur nga distanca, mirëpo që ata në fund morën një pikë, transmeton lajmi.net.
Mesfushori kosovar ka thënë se ata tentuan që të fitonin, por që nuk ia dolën.
“Ne donim të fitonim, nuk e arritëm atë, por jemi në një pozitë të mirë. Tani para në Arsenal, kemi synime që duhet të arrijmë së bashku”, ka shkruar Granit Xhaka në Instagram. /Lajmi.net/