Mesfushori i Barcelonës, Arthur, ka kërkuar falje që kishte shkuar në festën e ditëlindjen së bashkëkombësit të tij brazilian, Neymarit, në shkurt.
22-vjeçari kishte udhëtuar në Paris, vetëm dy ditë para derbit të Kupës së Mbretit kundër Real Madridit dhe tani e ka pranuar se vendim ishte i gabuar.
“Mendoj se bëra gabim dhe këto gjërat ndodhin në jetë. Nganjëherë bën gabime dhe nganjëherë i merr vendimet e duhura”, ka Arthur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Lyonit, e cila do të zhvillohet sonte.
“Isha i emocionuar për këtë festë, por jam mjaftueshëm i madh sa për të marrë përgjegjësi për veprimet e mia. Unë e dija se çfarë po bëja dhe kërkoj falje nëse kjo i pengoi ndokujt”.
“Bashkëlojtarët më kanë ndihmuar të rikuperohem nga lëndimi im dhe jam shumë mirënjohës ndaj tyre. Jam i lumtur që jam rikuperuar. Do ta jap më të mirën time dhe e di se duhet të përmirësohem si person”.
“Ne jemi të përqendruar sepse i dimë vështirësitë dhe presionin që ekziston mbi ne. Duhet të jemi të përgatitur sepse e dimë rrezikun që e kemi përpara. Ekipi dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve sepse kjo është një garë shumë e rëndësishme”.
“Unë kam qenë duke ëndërruar për këtë moment tash e një kohë të gjatë, pasi që është gara më e mirë dhe më e rëndësishme në botë. Ndeshja kundër Lyonit do të jetë një shfaqje e vërtetë”.
(Kosova Sot)