Për tu rikthyer disi humorin tifozëve të Barcelonës pas humbjes ndaj Levantes në Kupën e Spanjës, ka menduar dyshja Sergio Busquets-Jasper Cillesen.
Mesfushori i cili në këtë sfidë u aktivizua si qëndërmbrojtës dhe portieri holandez në sekondat e fundit të shtesës në pjesën e parë, pas një goditjeje këndi në favor të Levantes kanë simuluar aq keq saqë rrëzimet e tyre në tokë po bëjnë xhiron e botës.
Edhe pse vetëm se janë prekur ose më saktë ledhatuar nga Chema, Busquets dhe Cillesen janë lëshuar plotë forcës drejt tokës sikur të ishin shtypur nga një tren, duke bërë të qeshin të gjithë tifozët e pranishëm në stadium. E bukura qëndron te fakti se si Busquets ashtu edhe Cillesen janë rrëzuar njëkohësisht dhe pa e parë njëri-tjetrin. Pas një jave në Camp Nou do të luhet sfida e kthimit mbetet për tu parë nëse Sergio dhe Jasper do të dhurojnë një tjetër perlë, e cila po pushton rrjetin.