Manchester City po mendon t’ia vazhdojë kontratën veteranit belg të mbrojtjes
Vincent Kompany pritet të nënshkruajë kontratë të re njëvjeçare me Manchester Cityn, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, sipas mediave angleze, qendërmbrojtësit belg do t’i zvogëlohet rroga aktuale.
Kapiteni i “Citizens” po e kalon vitin e fundit të kontratës aktuale, por 32 vjeçari dëshiron të vazhdojë të luajë me kampionët e Premierligës.
Bisedimet për kontratën e re tashmë kanë nisur dhe janë në fazën e avancuar, ndërsa trajneri Pep Guardiola dëshiron ta ketë atë në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm, përkundër faktit se Kompanyn nuk po e lënë rehat lëndimet viteve të fundit. /Gazeta Express/