Kombëtarja e Kosovës nuk arriti që ta mposht Bullgarinë në takimin e mbrëmshëm në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.Djelmoshat Challandes arritën që ta nxjerrin një barazim në stadiumin “Fadil Vokrri” me një lojë të organizuar mjaft mirë, shkruan GazetaBlic.“Dardanët” kishin shumë raste për ta shënuar golin e fitores në këtë ndeshje, mirëpo djelmoshat e Bernard Challandes nuk e arritën këtë qëllim.
Kështu ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, i pati katër raste të mira gjatë ndeshjes, mirëpo nuk arriti t’i konkretizojë asnjërën nga to.“Ne e dinim se e kishim përpara një ndeshje të vështirë. E pamë një video të një ndeshjeje të Kosovës dhe e pamë se ata luajnë futboll të mirë. Ata na bënin presion, nuk na lejuan të marrim frymë”, ka thënë Bozhikov.“Publiku këtu nuk ishte mikpritës, por ne nuk mbetëm të shtangur. Nëse do të kishim besuar më shumë, do ta kishim fituar ndeshjes. Në fund, do ta shohim nëse këto dy barazime do të jenë të mira”.
/GazetaBlic/