Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Manchester Unitedi dështoi përfundimisht ta sigurojë një vend në top katërshe në Premierligë dhe rrjedhimisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve të dielën. Ky dështim e sjell Paul Pogban shumë më afër kalimit në Real Madrid për arsyeje të caktuara.
Ndër fotografitë më prekëse nga barazimi i Manchester Unitedit 1:1 me Huddersfield të dielën ishte Paul Pogba duke e mbuluar kokën me fanellën e vet, transmeton Gazeta Express.
Mos kualifikimi në Ligën e Kampionëve është një dështim monumental për “Djajtë e kuq”, një dështim që e sjell edhe më afër Real Madridit yllin e skuadrës, Paul Pogban.
Përveç se nuk do të garonte në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Pogba do të duhej ta pranonte edhe një ulje prej 25 për qind të pagës nëse vendos të qëndrojë në Old Trafford.
Prandaj, këto janë dy arsyeje të forta për ta bërë mesfushorin francez ta kërkojë largimin nga Premierliga dhe kalimin në Santiago Bernabeu. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE