Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Manchester City është shpallur kampion i Anglisë për të dytin sezon radhazi, ndërsa Manchester Unitedi ka dështuar të kualifikohet në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Cili është dallimi i madh mes këtyre dy skuadrave?
Manchester Unitedi ka stagnuar gjatë viteve të fundit dhe kjo besohet të ketë ndodhur pasi që pas largimit të Sir Alex Fergusonit nga pozita e trajnerit, klubi anglez s’e ka gjetur një person të përshtatshëm për pozitën e trajnerit, që mund të sjellë sërish trofe në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.
Se a do të ndryshojë kjo gjë në vitet në vazhdim mbetet të shihet, mirëpo ajo që dihet është se skuadra e Manchester Unitedit nuk ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve.
Manchester Unitedi ende i ka 18 lojtarë në skuadër që ishin pjesë e klubit që prej vitit 2015, ndërsa Liverpooli i ka nëntë, Manchester City i ka gjashtë, Chelsea pesë dhe Arsenali katër.
Përkundër që Manchester Unitedi i ka shpenzuar miliona euro për transferimin e lojtarëve të rinj që prej vitit 2015, klubi nuk ka arritur t’i largojë nga skuadra lojtarët të cilët nuk janë mjaftueshëm të mirë për të qenë titullar në një klub që garon për trofe.

Ole Gunnar Solskjaer mund ta ndryshojë këtë gjë këtë verë, duke transferuar lojtarë të rinj e duke i larguar disa lojtarë veteranë të “Djajve të kuq”. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE