Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Pasi i pagoi 50 milionë euro për Eder Militaon, Real Madridi i ka identifikuar pesë lojtarë të tjerë që dëshiron t’i ketë në skuadër. Për këtë arsye, kjo verë premton të jetë mjaft e shtrenjtë për madrilenët.

Nëse Real Madridi dëshiron t’i shtyjë përpara planet ambicioze për të bërë revolucion në skuadër këtë verë, ata do të duhet të paguajnë mbi 500 milionë euro, shkruan AS, transmeton Gazeta Express.

Trajneri Zinedine Zidane u ul me zyrtarët e klubit dhe së bashku ata i identifikuan pesë lojtarë – Paul Pogban, Eden Hazardin, Christian Eriksenin, Tanguy Ndombele dhe Luka Jovic – të cilët duan t’i transferojnë gjatë verës, si shtesë ndaj Militaos.

Real Madridi është i vetëdijshëm që shpenzimi më i madh dhe më i komplikuari do të jetë Paul Pogba, për të cilin Manchester Unitedi i kërkon 150 milionë euro për francezin. Ndërsa, Chelsea i dëshiron 112 milionë euro për Hazardin, përkundër që kontrata e belgut përfundon në vitin 2020.

Edhe kontrata e Eriksenit me Tottenhamin do të përfundojë pas 12 muajve, mirëpo klubi londinez i kërkon 100 milionë euro për të. Real Madridi është i gatshëm të paguajë vetëm deri në 85 milionë.

Së fundi, Lyoni besohet se i kërkon 80 milionë euro për mesfushorin 22-vjeçar Ndombele, ndërsa Eintracht Frankfurti i do 60 milionë për Jovicin.

Transferimi i këtyre pesë lojtarëve do t’i kushtonte Real Madridit 487 milionë euro plus 50 milionë eurot që tashmë janë paguar për Militaon. Kjo shumë është më e madhe sesa shuma e të gjithë transferimeve të pesë vjetëve të fundit, gjithsej 23 lojtarë të blerë. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE