Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Matthijs de Ligt ka mbajtur një fjalim emocionues në festën e Ajaxit pas përfundimit të sezonit, që e mbylli me dy trofe; Kupën e Holandës dhe Ligën.
Është vetëm 19-vjeçar, por është lider i lindur, pasionant, inspirues, ka qenë kapiten i vërtetë për Ajaxin në sezonin 2018/19, që fitoi dy trofe dhe ishte afër kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve, por iu mungoi fati dhe eksperienca, raporton Gazeta Express.
Në festën madhështore për titujt e fituar; Kupën e Holandës dhe Ligën, Matthijs de Ligt, që me shumë mundësi do ta veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm, mbajti një fjalim inspirues.
Ai motivoi mijëra tifozë që ishin mbledhur për të festuar bashkë me skuadrën e zemrës.
“Iu kemi treguar të gjithëve se kush është Ajaxi dhe çfarë qyteti është Amsterdami. Iu kemi treguar të gjithë atë çfarë donim… futbollin sulmues!. Iu kemi treguar të gjithëve atë që Johan Cruyff do të dëshironte të shikonte dhe atë që do të priste nga ne. E bëmë këtë të gjithë së bashku, lojtarë të ekipit të parë, të rinj… të gjithë dhe tifozët. Duam të ju falënderojmë për sezonin fantastik”, tha De Ligt në fjalimin emocionues që u dëgjua me shumë vëmendje edhe nga shokët e skuadrës e trajneri, Erik ten Hag.
Përveç Barcelonës, De Ligt po e kërkojnë edhe Real Madridi, Manchester City, Liverpooli e shumë klube tjera. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE