Basel e viziton sot Bernin për t’u përballur me kampionin e porsashpallur të Zvicrës, Young Boys, në një ndeshje për prestigj, duke ditur që tri javë para fundit të sezonit gjithçka është vendosur në Superligë.
Përfaqësuesi i Kosovës është pritur të jetë të paktën pjesë e skuadrës që ka udhëtuar drejt Bernit, por kjo nuk është hera e parë që ai nuk ftohet fare.
Ai nuk u ftua as ndaj St. Gallen në shkurt dhe ndaj Luzernit në mars.
Edoni i ka vetëm dy paraqitje si titullar për Baselin që prej huazimit të tij nga Genku në fillim të shkurtit. Në total, ai i ka bërë vetëm gjashtë paraqitje, përfshirë katër nga banka e rezervistëve. Ndërsa pesë herë tjera është lënë në stol.
Ai ka dështuar të shënojë gol apo të ofrojë asist në gjashtë paraqitjet e tij për Baselin. 22-vjeçari është i huazuar nga Genku në Basel në bazë të një marrëveshjeje të arritur në shkurt mes palëve.
Në bazë të marrëveshjes, Baseli e ka mundësinë për ta blerë kosovarin për rreth 1.5 milionë euro në fund të këtij sezoni, por sipas mediave zvicerane, klubi zviceran do ta kthejë Zhegrovën në Genk në qershor.
Ndeshjet e fundit të Superligës zvicerane kanë qenë vendimtare për të ardhmen e Zhegrovës, por kosovari është aktivizuar vetëm 172 minua në total, duke mos bind
(Kosova Sot Online)