Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Skuadrat nga Premier League kanë bërë historinë në garat evropiane, pasi kanë siguruar katër vendet në finalet e dy garave të mëdha të kontinentit.
Arsenali e mposhti Valencian, kurse Chelsea, Eintracht Frankfurtin të enjten mbrëma, për t’u kualifikuar në finalen e Ligës së Evropës, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Ky sukses erdhi pas fitoreve dramatike të dy ekipeve të tjera angleze, Liverpoolit dhe Tottenhamit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Liverpooli eliminoi Barcelonën, kurse Tottenhami Ajaxin për të siguruar finalen e garës kryesore në Evropë. Kjo është hera e parë që të gjithë finalistët në të dy garat dhe të vetmet në Evropë për klube vijnë nga i njëjti shtet.
Vetëm në dy raste më herët ka ndodhur që njëra prej finaleve të garave të Evropës të ketë dy finalistë nga Anglia. Në edicionin 1971/72, Tottenhami pati mposhtur Wolverhamptonin për të fituar në UEFA Cup. Ndërsa në edicionin 2007/08 Manchester Unitedi pati triumfuar ndaj Chelseat në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Mund të them se në Angli niveli i lojës është shumë i lartë, kurse Premier League është kampionati më i mirë në Evropë. Dëshmia më e mirë për këtë është se katër ekipe të këtij kampionati do të përballen në finalet e garave të Evropës”, ka thënë trajneri i Chelseat, italiani Maurizio Sarri.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE