“Djajtë e Kuq”, duan ta përforcojnë fazën e mbrojtjes për sezonin tjetër.
Manchester United është rikthyer te rezultatet pozitive me uljen e Ole Gunnar Solskjaer në stol, ndërsa drejtuesit e klubit vazhdojnë të punojnë për të përforcuar ekipin për stinorin tjetër.
Prioriteti mbetet reparti i mbrojtjes dhe dëshirat e “Djajve të Kuq” luajnë në Serie A.
Siç raporton Daily Mail, drejtuesit e United kanë tre objektiva të mëdha për në verë. Ata janë Kalidou Koulibali i Napolit, Milan Skriniar i Interit dhe Joachim Andersen i Sampdorias.
Senegalezi i Napolit është objektivi kryesor, por ai kushton shumë dhe do të jetë e vështirë për të bindur presidentin Aurelio De Laurentis të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit.
Sllovaku i Interi është një tjetër objektiv. 23-vjeçari është një nga më të mirët në rolin e tij dhe kontrata me zikaltërit i përfundon në verën e vitit 2022.
United pëlqen shumë dhe 22-vjeçarin danez të Sampdorias. Andersen kushton më pak se dy të parët, por ai ka oferta të shumta dhe klubi anglez duhet të bindë presidentin Massimo Ferrero për të transferuar qendërmbrojtësin në Premier Ligë.