Ka përfunduar sezoni për mesfushorin e Milanit, Lucas Paqueta, pasi ai është suspenduar për tri ndeshje pas kartonit të kuq që mori ndaj Bolognas, transmeton Koha.net.
Paqueta ishte përjashtuar në minutën e 75 në fitoren prej 2 me 1 të Milanit, të hënën për shkak se e kishte goditur gjyqtarin Marco Di Bello në dorë gjatë kohës sa ai po e ndëshkonte me karton të verdhë.
E pas këtij veprimi të tij gjyqtari e ndëshkon direkt me karton të kuq.
Me këtë rast FIGC me nga dy ndeshje ka suspenduar edhe dyshen e Bolognas, Dijks dhe Artur Ionita.
© KOHA