Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Brendan Rodgers u prezantua si trajneri i ri i Leicester City dhe ishte në stadium në fitoren 2-1 ndaj Brighton, por në ndeshjen e tij të parë në bankinë, atë ndaj Watford u mund me rezultatin 2-1.
Vendasit ishin në avantazh përgjatë gjithë lojës me golin e Deeney që në minutën e 5’-të, ndërsa në të 75’-ën ishte Jamie Vardy që barazoi shifrat. Megjithatë “dhelprat” nuk arritën të mbajnë dhe rezultatin, pasi në minutën e dytë shtesë ishte Gray që shënoi golin e dytë për Watford.
Rodgers që la Celtic në mes të sezonit për të zënë vendin e të shkarkuarit Claud Puel nuk arriti ta nisi me këmbën e mbarë aventurën e tij me Leicester që aktualisht renditet në vend të 11-të me 35 pikë, ndërsa Watford në të 8-in me 43 pikë.
Në këtë ndeshje kanë qenë edhe dy “tifozë” të veçantë që ndoqën ndeshjen nga afër. Ish-trajneri i Chelsea, Antonio Conte ishte në stadium së bashku me ndihmës trajnerin e Anglisë, Steve Holland. Sipas zërave të fundit në Angli mendohet se dyshja po mendon të bëhen bashkë për të marrë drejtimin e një klubi sezonin e ardhshëm

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE