Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se cilësia e futbollit në Premierligë ishte pikërisht ashtu siç e kishte pritur para se të transferohej në Manchester United – e mbivlerësuar.
Pas u largua nga Suedia, Ibrahimovici luajti për katër sezone në Eredivisien e Holandës, shtatë sezone në Serinë A të Italisë, katër sezone në Ligue 1 të Francez dhe një sezon në La Ligën e Spanjës. Gjatë kësaj kohe, ai i fitoi 12 tituj të ligave vendore.
Qendërsulmuesi suedez u transferua në Premierligë në korrik të citit 2016, si 34-vjeçar. Ai kishte pritur se do t’i duhej të përshtatet me futbollin në Angli.
Ibrahimovici i shënoi 17 gola në 28 paraqitje gjatë sezonit të tij të parë në Old Trafford dhe sulmuesi, që tani po luan për La Galaxy në ligën e SHBA-së, mundet vetëm ta imagjinojë se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishte transferuar te “Djajtë e kuq” dhjetë vjet më parë.
“Ishte saktësisht siç mendova se do të jetë. Shpejtësia ishte shumë e madhe, gjithçka ishte shumë intense. Futbolli ishte i mirë por cilësia ishte paksa e mbivlerësuar, veçanërisht në aspektin teknik”.
“Por, gjithçka ishte me shpejtësi të lartë dhe nëse ti nuk mund ta përballosh presionin atje, nuk mund të mbijetosh. Nuk pendohem që nuk qëndrova më gjatë në Premierligë. Mendoj se gjithçka që ndodh ishte e shkruar të ndodhë”.
“E vetmja gjë që mund ta imagjinoj është se çfarë do të kishte ndodhur po të isha transferuar këtu dhjetë vjet më parë. Do të ishte një histori tjetër. Por, më shumë më vjen keq për tifozët sepse ata do ta kishin parë një përbindësh tjetër”.
(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE