Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Bayern Munchen arriti të largohet me një barazim pa gola nga sfida me Liverpool në “Anfield”, në një ndeshje ku vendasit krijuan dhe e kërkuan më shumë golin.Një natë e pafat për Sadio Mane, i cili pati disa raste për të shënuar, por nuk ishte nata e tij më e mirë. Senegalezi provoi të bëjë edhe një roveshiatë në pjesën e parë, gjithsesi rezultoi një tentativë e dështuar sepse topi i goditur prej tij përfundoi larg portës së mbrojtur nga Neuer.Klubi gjerman postoi në Twitter direkt pas këtij rasti një fjali të thjeshtë për të ngacmuar sulmuesin 26-vjeçar, “Punë e mirë EA me rregullimet që keni bërë tek roveshiatat”, kujtojmë që EA është kompania që merret me prodhimin e lojës elektronike të futbollit FIFA, vit pas viti.
Nuk ka munguar as reagimi nga EA FIFA France, të cilët i kanë bërë një “retweet” llogarisë së Bayern-it me fjalët: “Jeni të mirëpritur”.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE