Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë për një malware të ri të quajtur DrainerBot, i cili u shfaq në telefonat inteligjentë me sistemin operativ Android dhe u zgjerua përmes aplikacioneve në dispozicion në Google Play.
Edhe pse aplikacionet si Perfecta365, Draw Clash of Clans dhe të tjerë janë hequr nga dyqani i Google, ato janë shkarkuar më shumë se 10 milionë herë, kështu që numri i telefonave të infektuar është shumë i lartë.
Përdoruesit nuk ishin në dijeni se telefoni i tyre ishte i infektuar me malware, por vërejtën se diçka nuk është e gabuar – së pari, bateria konsumohet shumë shpejt dhe telefoni mund të ngadalësohet. Së dyti, malware konsumon trafikun e të dhënave, kështu që mund të kalojë më shumë se 10GB në muaj, varësisht nga tarifa e përdorur, mund të jetë shumë e shtrenjtë.
Zëvendëspresidenti i Oracle, hulumtuesit e të cilit gjetën malware, Eric Rosa tha për media se bëhet fjalë për një nga mashtrimet e para të mëdha me reklama që shkaktuan dëme të drejtpërdrejta financiare për përdoruesit.
Rosa thotë se kostoja për përdoruesit, për shkak të konsumit të lartë të trafikut të të dhënave, mund të kushtojë qindra dollarë. Ai njoftoi se Oracle do të bashkëpunojë me shumë kompani të reklamimit digjital për të gjetur dhe parandaluar mashtrime të ngjashme.
Aplikacionet kontroverse, të pretenduara në Oracle, u shpërndanë nga kompania holandeze Tapcore, e cila i ndihmon zhvilluesit të gjejnë versionet e tyre të instaluara pirate, të cilat te përdoruesit e tyre më pas shfaqin reklama.
Tapacore ka mohuar lidhjen me përhapjen e malware dhe reklamave të rreme, dhe ka nisur një hetim të brendshëm për të përcaktuar nëse ky kod është shpërndarë përmes rrjetit të tyre dhe pa dijeninë e tyre.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE