Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Studimet rreth Lionel Messit nuk ndalen, një kompani e kontaktuar nga televizioni spanjoll “TV3” ka analizuar futbollistët që i ngjajnë më shumë yllit argjentinas.Në studim janë analizuar të dhënat nga 71,600 futbollistë, 2,300 skuadra dhe 73,000 ndeshje, për të gjetur se cili është lojtari që i përngjan Messit. Për bazë janë marrë 12 faktorë: Pjesëmarrja në ndeshje, golat e shënuar në bazë të gjuajtjeve, përqindja e golave për ndeshje, gjuajtjet e bëra, topa të prekur në zonën kundërshtare, saktësia në pasime, pasime në gjysmëfushën kundërshtare, përqindja e asistimeve për ndeshje, pasime kyçe, përqindja e topave të humbur, presingu pa top dhe gjuajtjet e kompletuara.Në bazë të të gjithë këtyre të dhënave ka rezultuar se Eden Hazard është lojtari që i përfarohet më shumë 5 herë fituesit të “Topi i Artë”, i ndjekur nga Mbappe dhe më pas Aguero.
Ja lista e plotë në bazë të ngjashmërisë në përqindje:
1 – Eden Hazard (Chlesea) – 92,7%
2 – Kylian Mbappé (PSG) – 91,3%
3 – Sergio Agüero (Manchester City) – 91,1%
4 – Angel Di María (PSG) – 90,5%
5 – Neymar (PSG) – 89,5%
6 – Mohammed Salah (Liverpool) – 89%
7 – Steven Berghuis (Feyenoord) – 88,9%
8 – Iago Aspas (Celta) – 88,3%
9 – Paulo Dybala (Juventus) – 88,2%
10 – Alexis Sánchez (Arsenal) – 88,1%
telesport

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE