Lazio ka mposhtur Empolin në xhiron e 23-të të Serisë A për t’u ngjitur në pozitën e katërt në tabelë.
Felipe Caicedo realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Ai shënoi në minutën e 42-të nga penaltia.
Në tabelë, Lazio ka 38 pikë, dy më pak se Interi që është i treti. Milani ka 36 në pozitën e pestë, ndërsa Atalanta e Roma e ndjekin në dy pozitat vijuese me nga 35.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.