Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Me zyrtarizimin e operacionit Frenkie de Jong gjatë merkatos së verës, spekulimet mediatike aluduan për një transferim potencial të Ivan Rakitic drejt Interit, por si mesfushori kroat ashtu edhe Barcelona tashmë shprehin vullnetin për të vijuar bashkëjetesën e tyre.

Mediat italiane raportuan një marrëveshje thuajse të mbyllur mes tre palëve të cituara, ku flitej për një transferim që do të lidhte Rakitic për tre vitet e ardhshme me ziklatërit e Interit me italianët që do të paguanin 40-45 milionë euro për kartonin e tij, por realiteti tani flet se mesfushori i klasit nënkampion bote me kombëtaren e Kroacisë dëshiron qëndrimin në Camp Nou.
Sikundër e ka përsëritur disa herë në daljet e fundit publike Rakitic synon të vijojë të luajë më fanellën e katalanëve dhe tashmë gjigandët spanjollë po punojnë për rinovimin e kontratës për numrin katër të tyre që sigurisht pritet të ketë përmirësime edhe në termat financiarë, por diçka e tillë nuk mund të ndodhë gjatë këtij sezoni për shkak të kufizimeve monetare.
Gjithsesi as klubi i Barcelonës dhe as kroati Rakitic nuk duket ta kenë me ngut një çështje të tillë me kontratën e lojtarit që është e vlefshme deri në 30 qershor të vitit 2021.Nëse ndonjë ofertë joshëse do të mbërrinte për të sigurisht që Rakitic do ta shqyrtonte, por gjasat janë që asnjë prej skuadrave europiane nuk do të bindë dot mesfushorin të lërë kampionët e La Ligas.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE