Të dielën ekipi i Milan-it luan ndeshjën e fundit si vendas për këtë sezon. Kundërshtar i tyre do të jetë Frosinone.
Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për ‘Rosonerët’ nëse duan kualifikim në “Ligë të Kampionëve”, transmeton Indeksonline.
Megjithatë, për disa lojtarë të Milan-it kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë. Sipas ‘Sky Sport’ , gjashtë futbollist ‘Kuq e zinj’ do të luajnë ndeshjen e fundit në ‘San Siro’ me fanellë të Milan-it/
Lojtarët që pritet të largohen në këtë verë janë: Abate, Bakayoko, Bertolacci, Mauri, Montolivo dhe Zapata.
Përkundër sezonit jo të mirë ekipi nga qyteti i modës ka mundësi që të kualifikohet në ‘Ligën e Kampionëve’./Indeksonline/