Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Piloti italian i Ducati, Danilo Petrucci, ka qenë më i shpejti në sesionin e dytë të provave të lira të zhvilluar në pistën e Jerez, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP. Ai dha kohën 1’37”909, duke lënë pas motorin tjetër Ducati, atë të Andrea Dovizioso, me 97 të mijëtat më shumë. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua Cal Crutchlow me LCR Honda. Vetëm i katërti kampioni i botës në fuqi, spanjolli Marc Marquez me Honda zyrtare, dy të dhjetat më i avashtë. Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Jorge Lorenzo, u klasifikua në vendin e dytë. Në këtë pistë duket se do të vuajë shumë motori Yamaha, pasi Valentino Rossi u rendit në vendin e 14-të. Italiani kishte vështirësi, ndërsa shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales doli i pesti. Zhgënjeu edhe kryesuesi i Botërorit, Alex Rins, që me motorin Suzuki u rendit në vendin e 16-të, 8 të dhjetat më i ngadaltë. Të shtunën, në orën 14:10, do të nisin provat zyrtare në MotoGP, ndërsa të dielën, në orën 14:00 do të zhvillohet gara. Kjo e Jerez është e para për këtë sezon në Europë.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE