Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Real MadridReal Madrid po përgatit një listë të gjatë me lojtarët që iu duhen me patjetër për të afruar në reparte të ndryshme të fushës, kryesisht në sulm.Për këtë emrat e Hazard dhe Eriksen janë gjithnjë në listë, por së fundi Mirror ka bërë me dije se “los blancos” po studion edhe shanset për të marrë shërbimet e Bernardo Silva.Portugezi është organizator i lojës së Pep Guardiola dhe kanë kaluar 18 muaj që kur Manchester City e mori për 43.5 milionë paund nga Monaco.
Aktualisht kartoni i tij vlerësohet në rreth 70 milionë euro dhe shihet si pasardhësi i David Silva. Real Madrid në anën tjetër po punon fort për të gjetur një zëvendësues të Luka Modric, i cili tashmë është 33-vjeç.Mesfushori 24-vjeçar shihet si një mundësi e mirë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për Eriksen, por ai ka edhe 3 vite e gjysmë kontratë me “Citizens” dhe pritet që klubi të fillojë verën e ardhshme për të negociuar rinovimin e kontratës.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE