Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Basketbollisti Erjon Kastrati ka lënë prapa lëndimin që e mbajti për katër muaj jashtë parketit, dhe është i gatshëm ta ndihmojë Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen kundër Rumanisë.
Kastrati, që është pjesë e ekipit slloven Olimpija, javën e ardhshme do t’i bashkohet Kosovës në grumbullimin për duelin me Rumaninë, që luhet më 24 shkurt në Prishtinë, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit B të raundit të dytë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.
Kosova prej 18 deri më 23 shkurt do t’i mbajë stërvitjet në Prishtinë. Kastrati i mungoi Kosovës në dy ndeshjet e fundit, ku përfaqësuesja pësoi humbje nga Rumania e Maqedonia. Kosova është e fundit në grup me tri pikë pas tri humbjeve.
“Muajin e shkuar kam nisur stërvitjet dhe jam i gatshëm për ndeshjen me Rumaninë. Për fat të keq, në dy ndeshjet e kaluara nuk e ndihmova Kosovën, por tash me padurim po e pres duelin me Rumaninë”, ka thënë Kastrati të premten për gazetën Koha Ditore. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj që me ndihmën e tifozëve do të jemi në gjendje ta mposhtim Rumaninë për t’i mbyllur këto parakualifikime me triumf”.
Kosova në gusht luan fazën e tretë të parakualifikimeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE