Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, pati një nga performancat më të mira të karrierës të mërkurën mbrëma në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Spanjës kundër Barcelonës. Ai impresionoi tifozërinë në “Santiago Bernabeu” dhe tallej me mbrojtjen e Barçës.
Por pati vetëm një problem: braziliani lëshoi shumë raste dhe kështu bënë edhe bashkëlojtarët e tij, ndërsa Barcelona disi triumfoi 3:0, duke arritur për herë të gjashtë rresht në finale të Kupës së Spanjës teksa eliminoi Realin, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Skuadrat më e mëdha të elitës spanjolle takohen sërish të shtunën në ndeshjen e vlefshme për kampionat, që mund të hap luftën për titull apo t’i jap fund gjasave të Realit edhe në La Liga. Barcelona është nëntë pikë duke kryesuar para Realit.
Atletico Madridi, që zë vendin e dytë në renditje dhe është shtatë pikë prapa Barcelonës, do të jetë mysafir i Real Sociedadit të dielën…
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE