Por ekipi anglez e ka në ‘ADN’ për të realizuar përmbysje të çmendura.
Ne ju njohim me gjashtë rikthimet më të mëdha në historinë e futbollit nga ekipi i ‘Të Kuqëve’:
Liverpool 3-3 Milan (Finalja e Ligës së Kampionëve – Maj 2005)
Liverpooli mposhti Milanin pas penalltive në finalen e famshme të Stambollit.
Pas pjesës së parë, ekipi i drejtuar nga Rafa Benitez asokohe, ishte në disavantazh prej tre golave. Por në një interval prej shtatë minutash në pjesën e dytë, L’pooli arriti të barazonte gjithçka e më pas të triumfonte për herë të pestë në histori në Ligën e Kampionëve.
Liverpool 3-3 West Ham (Finalja e FA Cup – Maj 2006)
West Ham ishin në epërsi prej dy golave pas pjesës së parë, para se Liverpooli të barazonte gjithçka.
Në minutat e fundit ekipi londinez shënoi për 2-3, por Gerrard në kohën shtesë barazoi gjithçka dhe çoi ndeshjen në ‘extra-time’, aty ku fituan pas ekzekutimit të penalltive.
Liverpool 3-1 Olympiacos (Faza e grupeve e Ligës së Kampionëve – Dhjetor 2004)
Liverpooli duhej të fitonte me dy gola në epërsi në rast kualifikimi në fazën e 16 më të mirave.
Ata u befasuan në ‘Anfield’ kur mysafirët kaluan në epërsi, por katër minuta para fundit, ishte Gerrard me një goditje të bukur që realizoi për 3-1, pasi paraprakisht kishin kaluar në epërsi 2-1.
Liverpool 4-3 Newcastle (Premier Ligë – Prill 1996)
20 minuta pa përfunduar ndeshja, ‘Të Kuqtë’ ishin në disavantazh 2-3.
Por në minutën e 70-të fillimisht barazoi Collymore, para se Robbie Fowler në minutat e fundit t’i jepte tre pike të rëndësishme skuadrës së tij.
Liverpool 4-3 Dortmund (Europa Ligë – Prill 2016)
Luhej gjysmëfinalja e Europa Ligës, Dortmund po triumfonte 3-1 në ‘Anfield’ dhe shpresat e tifozëve për të arritur finale ishin shumë të vogla.
Ku kishin mbetur edhe 25 minuta lojë, Liverpooli arriti të shënonte tre gola dhe të kualifikohej në finalen e madhe, aty ku u mposht nga Sevilla.
Ishte Dejan Lovren me një goditje me kokë që çoi në festë të gjithë stadiumi e më pas trajneri i Dortmund u shpreh shkurt: ‘’Nuk mund ta shpjegoni këtë’’.
Liverpool 4-0 Barcelona (Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, 7 maj 2019)
Liverpooli u mposht në ‘Camp Nou’ 3-0 në ndeshjen e parë dhe lajmet e këqija nuk kishin të ndalur.
Dy lojtarët kryesorë, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah nuk ishin të gatshëm për këtë sfidë, çka minimizuan shpresat e skuadrës së Jurgen Klopp për një përmbysje të çmendur.
Megjithatë, futbollistët e trajnerit gjerman e bën të pamundurën të mundur dhe u kualifikuan në finale, duke shënuar fitore me rezultat 4-0. /Lajmi.net/