Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ndeshjen e rradhës në kampionat Reali i Madridit e ka ndaj Rayo Vallecanos së vendit të fundit, një tjetër derbi ky pas atij ndaj Getafes, por në konferencën për shtyp në prag të kësaj trajneri francez i Los Blancos Zinedine Zidane më shumë sesa për rëndësinë që paraqet ndeshja e rradhës foli për merkato dhe për individë të veçantë si Bale e Benzema me këtë të fundit që ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë në takimin ndaj Rayos.
Neymar dhe Hazard? “Në Madrid shumë endrra bëhen realitet. Shumë lojtarë duan të luajnë këtu. Është normale dhe do të shohim çfarë do të ndodhe”.
Bale? “Ai është i lumtur dhe ka pasur jo pak minuta me mua. Deri në fund të sezonit do të ketë minuta të tjera. Unë nuk jam personi i duhur për të thënë se çfarë duhet të bëjë ai”.
Mungesa e Benzemasë? “Të gjithë janë gati, ndërsa Benzema nuk do të jetë dhe ne do të vendosim një lojtar që do t’i shënojë kundërshtarit. Nuk e them se cili dhe si do luajmë nesër”.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE