Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Manchester United fitoi 1-0 në përballjen me Tottenham tre ditë më parë, ndërsa sot u zbulua se Sergi Aurier nuk ka qenë i pranishëm me skuadrën në këtë sfidë sepse është arrestuar nga policia. Ngjarja është zbuluar vetëm sot, teksa mbrojtësi 26-vjeçar është mbajtur për disa orë në komisariat mbrëmjen e 13 janarit, pasi një telefonatë ka shkuar në stacionin e policisë, teksa kërkohej ndihma e tyre sepse një mashkull ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij.Ka qenë mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë që ka përfunduar në pranga pasi kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurën së tij, Hencha Voigt, me të cilën ka edhe një vajzë. Voigt është një personazh publik pasi merr pjesë në spektakle të ndryshme që zhvillohen në televizionet e Anglisë.
Gjithsesi lojtari është lënë i lirë pa asnjë masë ndaj tij, për faktin se e dashura nuk ka bërë asnjë denoncim. Ngjarja është mbajtur tërësisht e fshehtë edhe pse një polic i komisariatit pranoi se në atë datë është arrestuar një i dyshuar për dhunë ndaj familjarëve, por më pas është lënë i lirë pa asnjë masë ndëshkuese.
Aurier u ble nga PSG për 23 milionë paund verën e kaluar, por ai njihet për të një të kaluar aspak profesionale. Ai nuk u pranua të hynte në Britaninë e Madhe në vitin 2016, në ndeshjen mes PSG dhe Arsenalit për Champions League për shkak të bindjes së tij për sulmin ndaj një oficeri policie në Francë.Më parë ai ishte arrestuar jashtë një klubi nate të Parisit në maj të vitit 2016, pasi u ndalua për të marrë një test alkooli. Mbrojtësi u shpall fajtor dhe u dënua me dy muaj burg, por e apeloi me sukses vendimin dhe e pagoi vetëm me një gjobë.
Ndërkohë në vitin 2015 u pezullua për tre ndeshje në kompeticionet evropiane për “akte fyese” ndaj arbitrit kryesor.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE