Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Situata vazhdon të jetë e ndërlikuar në kampin e skuadrës së Chelsea, ku Eden Hazard dhe Maurizio Sarri nuk po kuptohen më së miri.
Por, ndihmësi i Sarrit, Gianfranco Zola ka thënë se dyshja janë duke punuar shumë që të gjejnë një “kompromis” në taktikat e tyre.
“Unë isha thuajse si Hazard” ka thënë fillimisht Zola para përballjes së Chelsea me Sheffield, transmeton lajmi.net.
“Isha një lojtar pozitiv, dëshiroja të lëvizi i lirë në fushë, dhe të gjeja pozitën e duhur ku mund të pranoja topin të kthehesha dhe të bëja rrezikun” ka thënë tutje ai.
“Sarri nuk po kritikon atë që po bën Hazard, ai thjesht mendon se mund të marrë më shumë nga lojtari. Kjo është çfarë thotë ai” ka thënë tutje ndihmës trajneri i Chelsea.
Kujtojmë se në disa nga ndeshjet e fundit belgu është futur në pozitën e “9-shit fals”, që nuk është pozita e tij natyrale, por Sarri e testoi.
Hazard normalisht luan si sulmues anësor, në krahun e majtë, ku edhe mund të jap më të mirën e tij. /Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE