Talenti i Romës, Nicolo Zaniolo, ka zbuluar se legjenda e Milanit, Leita Kaka ka qenë gjithmonë një idhull për të në futboll.
Zanioli po cilësohet si zbulimi i sezonit në Serie A, duke shënuar pesë gola në të gjitha garat që nga transferimi nga Inter, në marrëveshjen për Radja Nainngolan.
“Idhulli im gjithmonë ka qenë Kaka, e kam dashur mënyrën e tij të lojës. Ishte një gjë e bukur kur shihje atë duke prekur topin”, ka deklaruar 19 vjeçari për faqen zyrtare të Romës, përcjell ‘lajmi.net’.
Zaniolo tutje ka thënë se debutimi në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit ka qenë një moment i veçantë për karrierën e tij.
“E dua futbollin, është pasioni im. Jam i lumtur me sezonin që po bëj dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, ka thënë në fund të intervistës Zaniolo./Lajmi.net/