Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Mbrojtësi i Pescaras, Andreë Gravillon ka konfirmuar se ai do të rikthehet në Inter. “Nuk mendova dy herë, jam i lumtur që u ktheva përsëri në shtëpi”, ka thënë ai
Calciomercato.com ka raportuar se Interi ka rinënshkruar me Gravillon dhe e ka kthyer atë përsëri në huazim në Pescara për pjesën tjetër të sezonit, edhe pse 20 vjeçari mund të mos luajë në Inter edhe pas verës, pasi që Sassuolo janë të interesuar për ta huazuar atë.
“Jam shumë i lumtur. Sa më shpejt që me thërret Inter, unë nuk mendoj dy herë për këtë”, tha ai për Sky Sport Italia.
Ata janë një familje për mua dhe kthimi këtu është një mundësi që unë do ta shfrytëzoj në maksimum. Shumë skuadra me kanë kërkuar por kur Interi me telefonon nuk mund të them jo. Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi”.
(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE