Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, e ka vlerësuar fitoren në çastet e fundit ndaj Holandës të dielën si një hap të rëndësishëm në procesin e rindërtimit të skuadrës së tij.
Me golin e shënuar në minutën e fundit nga Nicol Schulz, Gjermania fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Holandës në ndeshjen e parë të saj në eliminatoret për “Euro 2020”. Loew është duke rikonstruktuar skuadrën që ishte kampione e botës në vitin 2014, por dështoi keq në Botërorin e vitit të kaluar në Rusi.
Gjermania më pas ra edhe nga Liga A e Ligës së Kombeve pas rezultateve të dobëta në pjesën e dytë të vitit 2018.
“Një ndeshje si kjo i takon procesit që duhet të kalojmë me një skuadër kaq të re”, ka deklaruar Loew, ndërsa Gjermania kryesoi 2:0 në pjesën e parë me golat e Leroy Sanes dhe Serge Gnabryt, por lejoi të kthehej Holanda dhe të barazonte. “Ajo që më pëlqeu ishte se ne besuam në fitore. Skuadra tregoi një luftë të shkëlqyer dhe patëm pak fat në lojë që na mungonte së fundi. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë”…
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE