Diogo Dalot ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e skuadrës së tij ndaj Southampton.
Manchester United tregoi një shpirt luftarak, dhe arriti që të kthehet dy herë nga disavantazhi për të triumfuar 3:2 ndaj Southampton.
Një gol i vonshëm i Romelu Lukakut bëri që skuadra të dal me tri pikë nga ai takim, dhe të gjithë në kampin e United duken të lumtur.
“Ky është Man United” ka thënë Dalot për faqen zyrtare të skuadrës, transmeton lajmi.net.
“Kur je 1:0 në disavantazh, e dimë se tifozët na shtyjnë për fitoren dhe ne e duam atë” ka thënë ndër të tjerash ai.
Manchester United po shkëlqen nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer, duke mos regjistruar asnjë humbje. /Lajmi.net/