Milot Rashica vazhdon me formën fenomenale.Fantazisti kosovar vazhdoi me paraqitje të shkëlqyeshme edhe ndaj gjigantit Bayern Munchen, me ç’rast realizoi një gol dhe një asist në humbjen 2-3 nga bavarezët, shkruan GazetaBlic.Përkundër humbjes, ish-anëtari i Vushtrrisë u zgjodh lojtari më i mirë i fazës gjysmëfinale në DFB Pokal.
Kjo formë e mirë, nuk ka lënë pa u vërejtur nga shumë klube, derisa ka ardhur edhe interesimi i asaj të parës. Fjala është për skuadrën angleze, Crystal Palace, që ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e anësorit të kombëtares verdhë e kaltër.Gjithsesi, ende nuk raportohet për ndonjë gjë më konkrete, ndërsa muajve në vijim priten të reja sa i përket kësaj çështjeje.
/GazetaBlic/