Njëri nga lojtarët më të mirë vitet e fundit te Milani, Suso mund të largohet në fund të sezonit.
Skuadra dhe futbollisti nuk po gjejnë akord për renovimin e kontratës pasi që ka një hendek të madh në mes të ofertës dhe kërkesës.
Suso po kërkon një pagë prej 5 milionë euro, derisa rosonerët duan ta largojnë ose rrisin klauzolën e largimit.
Për spanjollin kanë shfaqur interesim disa skuadra evropiane. /IndeksOnline/