Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Me Eden Hazard që po afrohet gjithnjë e më shumë për t’u bërë lojtar i Real Madridit, Los Blancos është afër të mbyll edhe një tjetër transferim. Bëhet fjalë për Ferland Mendy.
Gjigantët spanjollë kanë qenë në kontakt me Lyon më shpesh gjatë ditëve të fundit, me dy klubet që shpresojnë të arrijnë një marrëveshje.
Të martën, skuadra franceze prezantoi Juninho Pernambucano si drejtorin e tyre sportiv dhe Sylvinho si trajnerin e ri pasi ata kanë në plan të nisin një epokë të re. Lyon gjithashtu shpresojnë të finalizojnë çdo shitje sa më shpejt, me qëllim gjetjen dhe rekrutimin e zëvendësimeve, përcjell lajmi.net.
Sipas L’Equipe, ka një ofertë në tavolinë nga Real Madrid, por presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas po pret edhe ofertat e Barcelonës dhe Juventusit.
Ndikimi i Zinedine Zidane, i cili ka shprehur dëshirën e tij për mbrojtësin e majtë dhe marrëdhëniet e mira midis dy presidentëve, bën që Reali të ketë avantazhin për ta mbyllur marrëveshjen me të.
Vlera e Mendy, të cilin Lyon e konsideron si pjesë kyçe të skuadrës , është rreth 50 milion euro, por Reali ka ofruar vetëm 30 sosh. /Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE