Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Manchester United i dha fund ecurisë në Champions League, duke u dorëzuar ndaj një rivali si Barcelona, që e mundi në të dyja ndeshjet çerekfinale.Sezoni po shkon drejt fundit, por Ole Gunnar Solskjaer po përpiqet që me të gjitha mënyrat ta çojë skuadrën në zonën Champions për sezonin e ardhshëm dhe pse konkurrenca është tepër e fortë.Ndërkohë burime të rrjetit mediatik “ESPN” ka zbuluar se trajneri norvegjez i ka idetë e qarta për lojtarët që do të largohen dhe ato që ai dëshiron të blihen në merkaton e verës.
I pari që do të largohet është Antonio Valencia, kapitenit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni. Po ashtu, Ander Herrera ka vendosur të largohet për të vijuar tek PSG. Juan Mata është në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka rinovuar.Ndërkohë që në pezull është edhe e ardhmja e Matteo Darmian, Marcos Rojo, Eric Bailly, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, që nuk pëlqehen nga trajneri Solskjaer. Ndësra Paul Pogba nuk do të shitet sipas informacioneve të “ESPN”, edhe pse për të ka interes të fortë nga Real Madridi. Solskjaer ka krijuar një listë me lojtarë që dëshiron të ketë në dispozicion sezonin e ardhshëm. Në krye të dëshirave janë dy qendërmbrojtës, Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Raphael Varane i Real Madridit.
Në mesfushë dëshiron të marrë shërbimet e Saul Niguez nga Atletico Madrid. Shtoi këtu edhe Declan Rice dhe Aaron Wan-Bissaka që janë në Premier League. Në fund është gjithmonë emri i Jadon Sancho, për të cilin ka kohë që përflitet për një ofertë të majme nga United, por ende nuk ka shkuar asgjë zyrtare në tavolinën e Borussia Dortmund.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE