Liga e Kampionëve rifillon të martën, ndërsa 16 ekipe kërkojnë një hap tjetër drejt finales së madhe me 1 qershor në Madrid.Shanset që Liverpooli të arrij deri në finale të Ligës së Kampionëve janë të mëdha krahasuar me formën fantastike që po kalojnë ‘The Reds’ në Premierligë, shkruan GazetaBlic.Janë katër skuadra angleze që garojnë në 16 më të mirat e këtij kompeticioni, duke përfshirë Liverpoolin, Man Cityn, Tottenhamin dhe Manchester United, një katërshe e Premierligës mjaft e ‘frikshme’.
Kujtojmë se Barcelona dhe Real Madridi kanë lojtarë mjaft cilësor të cilët për skuadrën e tyre janë vendimtar edhe në momentet e fundit të takimit mund të befasojnë ekipet kundërshtare dhe ky do të jetë një shqetësim i madh për teknikun Klopp.Skuadra e Klopp do ta ketë të vështirë të kaloj tutje, duke njohur përmasat e skuadrave si Juventusi e Barcelona të cilët në këto kompeticion kanë përvojë të lartë sa i përket lojtarëve që janë paraqitur në Champions.
Ndërkaq nuk duhet harruar kampionin në fuqi Real Madridin që kësaj radhe pa C.Ronaldon do t’i bëjë ballë skuadrave për trofeun e Champions./GazetaBlic/