Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Në derbin e ri lokal, që po krijohet në basketbollin kosovar, Ponte Prizreni e mposhti Bashkimin fundjavën e kaluar me shifrat 83:75. Bashkimi është kampion aktual, por pësoi nga Ponte Prizreni, që për herë të parë po luan në elitën e basketbollit kosovar. “Disfata” të tjera i ka shkaktuar Ponte klubit me traditë të qytetit, duke i marrë edhe lojtarë të rëndësishëm. Njëri prej tyre është qendra Ergin Grosha.
Grosha, lojtari me gjatësi prej 211 centimetra, nuk është prej atyre që bëjnë shumë bujë, ndonëse me shtatin që ka dhe kontributin që jep, bie në sy. Ai po e luan edicionin e tretë në basketbollin kosovar, ndërsa në mes dy stinorëve të edicionit aktual kaloi nga Bashkimi te Ponte Prizreni, shkruan sot Koha Ditore.
Në derbin lokal kontribuoi me tetë pikë e shtatë kërcime për 14 minuta sa qëndroi në parket. E kreu detyrën që ia caktoi trajneri Arbnor Rifati, ndërsa nuk pati asnjë tentim të pasaktë. Te Ponte Prizreni, Grosha po luan me mesatare prej 13.3 pikëve e 10.3 kërcimeve. Te Bashkimi në pjesën e parë të edicionit luajti me mesatare prej 7.5 pikëve e 2.9 kërcimeve. Por kishte vetëm nga 14.5 minuta për lojë mesatarisht, që për të nuk ishte hapësirë e kënaqshme. Në Ligën Ballkanike luajti me mesatare prej tetë pikëve 3.5 kërcimeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE